Nga Shqipëria / E Hënë 29 Korrik 2019, 19:07

Hajde dasmë hajde, dalin pamjet nga martesa e futbollistit shqiptar

Pak ditë më parë u dha lajmi se futbollisti i përfaqësuese së "Kombëtares së Kosovës", Benjamin Kololli, do t’i jap fund beqarisë ditën e sotme. Ai do të kurorëzojë në martesë dashurinë disavjeçare me të dashurën e tij, Labentina Imeraj.

Dasma madhështore ku do të jenë të ftuar shumë VIP-a do të mbahet sonte në Komoran. ‘Prive’ ka publikuar pak më parë edhe dekorin dhe ambientin e brendshëm të vendit ku do të mbahet martesa.

Ambienti është i gjithi i mbushur me lule natyrale dhe qirinjë, teksa shihet gjithashtu se çifti ka vendosur që në dasmën e tyre të mbizotërojë ngjyra e bardhë.