Reperi Noizy dhe Varrosi janë një nga dyshet më të famshme të labelit të njohur OTR. Dy reperët në vitin 2018 publikuan bashkëpunimin ‘Meksikana’, një këngë që u prit mjaft mirë nga ana e fansave dhe që u kthye në një super hit.

Siç duket nga muzika e tyre janë frymëzuar edhe dy artistët e njohur bullgarë të cilët kanë publikuar së fundmi një këngë shumë të ngjashme me këngën e Noizyt dhe Varrosit. Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Varrosi nëpërmjet një postimi në InstaStory.

“Inspirim botëror pra”, ka shkruar Varrosi teksa ka publikau dhe këngën që është shumë e ngjashme me këngën e tyre.





