Nga Shqipëria / E Hënë 29 Korrik 2019, 17:05

Të gjitha njësoj: VIP-et shqiptare janë fiksuar me këtë model flokësh

Vërtet publiku do të dijë për jetën e tyre private e për projektet e reja, por nga ana tjetër shumë të rinj e të reja frymëzohen nga VIP-at tanë. Sidomos kur bëhet fjalë për pamjen, VIP-at janë të parët që sjellin trendet e fundit. Modeli i flokëve më trendi i momentit janë gërshetat. 

Ishte Roza Lati e para që i bëri flokët të gjitha gërsheta në qershor duke marrë një pamje krejtësisht të re për emisionin e saj "Bukë me vete".

Pas saj, u shfaq edhe Kida me flokët gërsheta mirëpo këngëtarja nuk i mbajti për shumë gjatë pasi fansat e kritikuan për 'përvetësim të kulturës afrikane'.

Po ashtu edhe Trejsi Sejdini u shfaq pak ditë më parë me flokët gërsheta, një look që i shkonte shumë.

Ajo që i habiti të gjithë me këtë ndryshim ishte Olta Gixhari. Aktorja rrallëherë eksperimenton me flokët, por këtë herë vërtetoi se i shkon çdo model.

Ndërsa ditën e sotme flokët gërsheta i kanë bërë edhe Oriola me Kejvinën të cilat ndodhen gjatë pushimeve dhe ky model flokësh i bën të ndihen më rehat.