Nga Shqipëria / E Hënë 29 Korrik 2019, 13:01

Oriola dhe Kejvina bëjnë ndryshimin drastik në pamje dhe duken si binjake

Oriola Marashi dhe Kejvina Kthella kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi pasi në Instagramin e Oriolës u publikuan disa statuse ku shkruhej se dy modelet pranonin oferta serioze.

Oriola më pas sqaroi se Instagramin ia kishin marrë dhe ato që u shkruan nuk ishin të vërteta.

Pas kësaj, modelja dhe mikesha e saj, Kejvina kanë nisur pushimet dhe nga atje po publikojnë shpesh foto e video në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Në postimin e fundit Kejvina ka zbuluar se ajo dhe Oriola kanë bërë një ndryshim në pamje.

Të dyja i kanë bërë flokët gërsheta dhe tanimë duken si binjake.