Nga Shqipëria / E Hënë 29 Korrik 2019, 10:10

Foto më e ëmbël e ditës: Balerina e TV Klan pozon me të birin 2-muajsh

Dy muaj më parë balerina e trupës së Albi Nakos, Albana Dapi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë të cilit i vendosi emrin e veçantë Laos.

Ndryshe nga shumë të famshëm që preferojnë mos ta tregojnë portretin e vogëlushëve të tyre, Albana poston shpesh foto me Laosin.

Fotot e fundit ku nënë e bir pozojnë para kamerës duken të adhurueshme dhe me siguri do t'jua ëmbëlsojnë ditën.

Kujtojmë që shtatzëninë Albana e zbuloi vetë me anë të postimeve në Instagram.