Një sherr mes disa të rinjsh ndodhi rreth orës 2:30-3:00 të mëngjesit të së dielës në një lokal në plazhin e Jalës. Video ku njerëzit largoheshin me shpejtësi nga ambienti i lokalit bëri xhiron e rrjetit.

U tha se Françeska Jaçe, modelja dhe ish-banorja e Big Brother ishte molla e sherrit. Por e kontaktuar nga "Shqiptarja.com", Françeska i ka hedhur poshtë thashethemet.

Modelja ka thënë se ndodhet me pushime dhe nuk ka aspak lidhje me ngjarjen.

“Unë jam në Dhërmi, prej disa ditësh. Nuk kam aspak lidhje me këtë ngjarje”, tha Jaçe.






