Pas hitit "Fustani", Elvana Gjata ka gati bashkëpunimin e ri që pritet të bëjë sërish namin e të thyejë rekorde. Elvana vetë ka zbuluar se së shpejti do të publikojë projektin e ri duke publikuar pak nga kënga në Instastory.

Kënga do të vijë në bashkëpunim me Ardian Bujupin i cili gjithashtu ka publikur në Instastory një pjesë nga kënga ku dëgjohet zëri i Elvanës.

Ndonëse dyshja nuk e ka konfirmuar bashkëpunimin, fansat menjëherë kanë zbuluar se Elvana dhe Ardiani po vijnë me një këngë bashkë.

Pak nga kënga mund të dëgjoni më poshtë.
View this post on Instagram








