Nga Shqipëria / E Diel 28 Korrik 2019, 19:07

Ç'nuk i publikuan në Instagram, reagon mamaja e Oriolës

Modeles shumë të komentuar në media Oriola Marashit ia morën dje Instagramin dhe i postuan statuse ku shkruhej se ajo pranonte oferta serioze. Oriola pak më vonë postoi një foto nga kisha dhe shkruante se asgjë që u tha nuk është e vërtet.

Përveç saj, ka reaguar dhe e ëma e Oriolës, Xhoi Jakaj, cila e ka mbështetur publikisht duke i thenë të mos i japë sqarime askujt tjetër përveç Zotit, vetes dhe familjes. Ajo shfaq hapur besimin që ka tek e bija dhe i kërkon të ecë përpara sa fama ka kosto.

“Bekimi im. Femija me shpirt e pamje engjelli. Qe te njohin e duan te gjithe per ate qe ti je… Mos sqaro askend pervec vetes e zotit dhe familjes tende.Ec perpara, fama ka dhe kosto. Portalet ate pune kane, ne tere boten nuk shkruhen gjerat me vlera per personazhet publike, por budallalleqe qe ndodhin rastesisht ne jetet e tyre, ti ke nje familje qe te do shume te mbron dhe jep jeten per nje fije floku tenden.mbretesha ime… te dua|, shkruan Xhoi Jakaj.