Prej disa ditësh moderatorja bukuroshe dhe shumë e komentuar në media, Viola Spiro ka nisur pushimet dhe nga atje ka postuar plot foto e video.

Në videot e fundit Viola shfaqet në restorant teksa kuzhinieri i famshëm Nusret Gokçe i shërben.

Moderatorja shfaqet duke provuar të hedhë kripën në stilin e veçantë të Nusretit.

Viola duket në super formë e veshur me një fustan të bardhë.





