Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Korrik 2019, 22:10

Morena Taraku fotografohet e përqafuar me J Balvin

Këngëtarja shqiptare, Morena Taraku është takuar sot me këngëtarin me famë botërore, J Balvin. Këngëtari latin dha koncert mbrëmë në Stamboll ku Morena jeton prej një viti.

Sot J Balvin është takuar me Morenën në një restorant dhe këngëtarja ka postuar një video nga ky moment. Dyshja ku dukeshin shumë të afërt dhe këngëtarja ia kishte hedhur dorën në qafë.

Balvin duket ka mbetur me përshtypje të mira nga Morena pasi ka filluar ta ndjekë në Instagram.