Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Korrik 2019, 20:08

'Ma thyve zemrën me tradhëti', Nora Istrefi na preku

Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe ndër më të komentuarat, Nora Istrefi dhe kantautori Irkenc Hyka kanë publikuar sot këngën e tyre më të re me titull "Jena nda".

Kënga është shumë prekëse dhe flet për një ndarje të çiftit pas një tradhëtie.

"Ma thyve zemrën me tradhëti" këndon Nora.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i artistëve pasi Nora dhe Irkenci kanë publikuar edhe këngën me titull “Tymi i dashnisë 2”.