Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Korrik 2019, 17:05

Duke ngrënë akullore me rroba banjo, Enca thyen rrjetin brenda 1 ore

Një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të komentuara nëpër media ështe padyshim Enca Haxhia. Hiti i saj i fundit është kënga “Jealous” , e cila ka mbi 1 milion klikime. Jo vetëm në muzikë por edhe në paraqitje Enca di si të tërheqë vëmendjen e publikut .

Ajo publikon vazhdimisht në instagramin e saj foto nga më të ndryshmet, ku bie në pah stili i saj i vecantë.

Këtë pasdite, Enca ka vendosur të publikojë për 2 milion ndjekësit e saj, një foto ku shfaqet e veshur me rroba banjo të zeza teksa konsumon një akullore.

"Ja ku është një foto e zakonshme pa makeup", shkruan Enca në foton që brenda një ore ka marrë mbi 50 mijë pëlqime.