Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Korrik 2019, 17:05

Can Yaman nuk i ndërron ushqimet shqiptare me asgjë: Aq të mira sa lëpij gishtat

Aktori Xhan Yaman i cili është shumë i njohur falë serialeve turke që janë transmetuar në Shqipëri, ishte i ftuar së fundmi në emisionin "Qejfi më i madh se Stambolli". Gjatë emisionit, Xhan foli për origjinën e tij shqiptare dhe tregoi se nga ana e babait janë me prejardhje nga Prishtina.

Aktori tregoi se ushqimet shqiptare i pëlqejnë shumë dhe gatimin e gjyshes nuk e ndërron me asgjë, sidomos byrekun.

“Ka lidhje me çfarë rritesh dhe shijen e asaj vazhdon ta shijosh edhe më vonë. Unë ushqimet e gjyshes nuk i ndërroj me asgjë. Ajo bën një byrek të tillë që zgjat 3 orë. I hap vetë petat. Bën byrek me presh. E bën aq të mirë sa të lëpish gishtat. Bën pogaçe me kos, hudhëra, salsa, mishin e bën copa copa. Janë ushqime të veçanta nuk i provojnë të gjithë", tha Xhan.