Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Korrik 2019, 16:04

Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël: Olta Xhaçka fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka është në pritje të ëmbël, lajm i cili u zbulua nga mediat pak kohë më parë. Vetë Olta është treguar e rezervuar dhe nuk ka postuar foto gjatë shtatzënisë megjithatë kanë qenë paparacët ata që na kanë zbuluar si duket ministrja.

Olta po kalon shtatzëninë e saj në krye të detyrës dhe së fundmi është fotografuar nga "Panorama" e veshur me kostum teksa në sy bie barku.

Olta dhe bashkëshorti i saj Artan janë në pritje të fëmijës së dytë. Çifti kanë edhe një vajzë Hanën.