Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Korrik 2019, 16:04

E mbajti të fshehtë, reperi i njohur bëhet baba për herë të parë

Gjithmonë jetën private e ka ruajtur hermetike dhe kështu ka ndodhur edhe me lajmin se do të bëhet baba. Mediat e huaja kanë zbuluar se reperi i njohur Kendrick Lamar dhe e fejuara e tij Whitney Alford janë bërë prindër.

Whitney e cila është makeup artiste ka sjellë në jetë një vajzë. Kendrick, 32 vjeç dhe e fejuara e tij 33 vjeçare kanë preferuar të mos prononcohen për mediat.

Reperi është treguar shumë i rezervuar për jetën private dhe vetëm në vitin 2015 pranoi se ishte fejuar me Whitneyn.