Zef Deda është një ndër aktorët më të njohur të humorit shqiptar i cili është kthyer në një ndër persoanzhet më të dashur për publikun. Dita e sotme është një ditë e veçantë për familjen Deda pasi aktori feston 69 vjetorin e lindjes.

Ai ka marr një sërë urimesh por urimin më të veçantë e ka marr nga i biri, aktori Julian Deda. Juli ka publikuar një foto ku shihet përkrahë babait të tij dhe pranë ka shkruar disa fjalë zemre për të.

“Njerëzit e mirë mund t’i dallosh nga veprimet e tyre, nga fjalët që thonë, nga thjeshtësia me të cilën komunikojnë, nga energjia pozitive që transmetojnë dhe nga shumë detaje të tjera, por mbi të gjitha mund t’i dallosh nga buzëqeshja dhe sidomos nga sytë. Kështu je ti, Babush. Rrezaton mirësi dhe dëshirë për të jetuar pa hile. Je mjeshtër në skenë dhe njëqind herë me mjeshtër në jetë. U bëfsh 100 vjeç artisti jonë. Të dua shumë.”, ka shkruar ai.







