Një ditë më parë në media qarkulloi një video ku modelja 21 vjeçare Jordyn Woods shfaqej duke kërcyer në një club me ish të dashurin e Khloe Kardashian, James Harden.

James shfaqej i ulur teksa Jordyn shihej duke kërcyer përball tij në një mënyrë që tërhoqi të gjithë vëmendjen e pjesëmarrësve në club. Siç duket kjo gjë është pritur mjaft keq nga ish mikesha e saj Kylie Jenner e cila ka marr menjëherë vendimin drastik për Jordyn.
Miliarderja 21 vjeçare e ka hequr menjëherë Jordyn nga Instagrami duke konfirmuar një herë e mirë që miqësia e tyre ka marr fund. Ndërkohë që Jordyn nga ana tjetër e ndjek akoma 21 vjeçaren.

Kujtojmë që në muajin shkurt Jordyn u kap me partnerin e Khloes, Tristan Thompson duke u puthur në një festë, një tradhëti kjo që për muaj u diskutua gjatë në media.








