Nga Shqipëria / E Premte 26 Korrik 2019, 22:10

'Vajza është si banania', nga u frymëzua Dashnor Diko për këngën

Kënga e këngëtarit të mirënjohur Dashnor Diko, "Si Banania" vazhdon sot e kësaj dite të dëgjohet edhe pse është publikuar në vitet '90.  Teksti i kësaj kënge ka bërë shumë bujë e sidomos refreni: "Nje ze flet vajza eshte si banania. Te shijon kur e zhv.esh, e prek ti vet. Por kujdes, por kujdes nga banania".

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Treshat", Diko u pyet nga Bora Zemani se nga u frymëzua për këtë këngë.

Dashnor Diko tregoi se tekstshkruesi Alqi Boshnjaku e ka shkruar këngën teksa ishte në një udhëtim dhe rrugës kishte me vete një qese me banane nga të cilat u frymëzua duke krijuar këngën që la gjurmë në muzikën shqiptare./Xing.al