Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i habiti të gjithë ditën e sotme me një video ku shfaqej me fustan nusërie dhe vello.

"Dita më e bukur e jetës time. Më duhej ta mbaja këtë super private. Foto dhe video të tjera do vijnë në vazhdim. Ju dua të gjithëve", shkruante Bebe.

Pak më parë këngëtarja ka publikuar një tjetër video me pamje nga dasma ku shfaqen të ftuarit dhe torta gjigante.

Ndërsa në një foto shfaqet me partnerin për të cilin shkruan se ai do i bëjë namin sepse postoi fotot nga dasma.

Nuk dihet sa të vërteta janë këto postime nga Bebe apo nëse këto janë thjesht prapaskenat e xhirimit të ndonjë videoklipi.





