Nga Shqipëria / E Premte 26 Korrik 2019, 17:05

Majkut s'i del inati me Majlindën, e thumbon publikisht

Historia e Majkut dhe Majlindës vazhdon të jetë shumë e komentuar në media e sidomos pas sherrit të fundit kur Majk e akuzoi Majlindën se nuk e lejonte të takonte djalin.

Më pas reperi u pa duke u kujdesur për Roanin dhe mediat shkruajtën se marrëdhënia mes dyshes është rregulluar. Mirëpo me postimin e fundit Majk ka përhapur sërish thashetheme se ai dhe Majlinda nuk i kanë punët mirë.

"Qysh doken prej syve tmi femnat me botox n’buzë", shkruan Majk në postimin e tij të fundit ku shfaqet një rosak. Duke qenë se Majlinda e ka pranuar se i ka bërë buzët, mediat kanë nisur të aludojnë se reperi e ka me të.