Ditën e djeshme aktori i njohur Guljelm Radoja gjatë fjalës së tij para Teatrit Kombëtar përmendi edhe kolegun e tij, aktorin Robert Ndrenika duke e pyetur për tërheqjen e papritur nga kauza e Teatrit.

“Një nga kolegët e mi i tha dikujt se ‘unë shk.ela mbi dinjitetin tim’. Pse shk.ele? A ka gjë më të madhe se dinjiteti? Secili prej nesh kur lan faqet në mëngjes shikon veten dhe thotë një fjalë: Ç’bëra dje?! Sa dinjtioz qeshë dje. Pse isha qesharak dje dhe lashë të shk.elet mbi dinjitetin tim. Për çfarë? Përse u shite miku im?! Përse u shite kolegu im?", tha Radoja.

Pas kësaj deklarate, Ndrenika ka reaguar për gazetën “Panorama” duke u shprehur: "Të më falni, por nuk jam mirë me shëndet. Nuk jam mirë. Unë kam bërë disa deklarata më parë, ja merrni ato. Sot e kishin shkruar në një gazetë njërën".
"Mendon se jam shitur?! Epo mirë, le të mendojë ashtu. Por a mund të më thotë se me se jam shitur?! E pra, kam marrë para. I thoni që kam marrë nja 200 mijë euro”, tha me ironi Ndrenika.







