Nga Shqipëria / E Premte 26 Korrik 2019, 16:04

Sherr në koncert, Alban Skënderaj ndërpret performancën

Mbrëmjen e djeshme ka hapur siparin në Prishtinë "BeerFest", eventi ku do të performojnë 20 artistë. Dje të gjithë ishin duke shijuar performancën e artistit të njohur, Alban Skënderajt kur papritur një sherrr e ndërpreu koncertin.

Disa të rinj në publik kanë nisur të bëjnë sherr me njëri-tjetrin dhe Albani është detyruar të ndërpresë performancën. Këngëtari ju ka bërë thirrje të ndalojnë duke i thënë: "Stop, stop".

Në pamjet e siguruara nga "Telegrafi" duket qartë që situata ka dalë jashtë kontrolli.