Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i ka habitur të gjithë me postimin e fundit ku shfaqet me fustan nusërie të bardhë dhe vello teksa pozon para aparatit.

Bebe shkruan se i duhej ta mbante të fshehtë këtë dhe menjëherë fansat kanë aluduar se këngëtarja është martuar në fshehtësi.

"Dita më e bukur e jetës time. Më duhej ta mbaja këtë super private. Foto dhe video të tjera do vijnë në vazhdim. Ju dua të gjithëve", shkruan Bebe.
View this post on Instagram






