Dy ditë më parë këngëtarja Fjolla Morina dha një koncert në Skënderaj të Kosovës, ku të pranishëm ishin fëmijë e të rritur. Veshja që këngëtarja kishte zgjedhur për të performuar u kritikua shumë nga publiku dhe personazhet të njohur të cilët u shprehën se Fjolla nuk duhet të dilte me body përpara publikut.

Lidhur me këto lajme vetë Fjolla reagoi ditën e djeshme duke thënë se ashtu si ajo edhe Rita Ora doli një vit më parë në koncertin në Kosovë.

“Duhet me ecë përpara, mos me u merr me veshjet. Drenica sidomos Skënderaj ish ba sikur Prishtina. Veç unë kam qenë në koncert. Kam performu veç vet. I gjithë publiku kish qenë i imi. Kush e ka organizu nuk e di. Menaxheri është marrë me organizimin. Sa jam pagu nuk mundem me tregu, por shifrat kanë qenë të mëdha. Njeriu unë mendoj se dashurinë e jep me këndim edhe me zemër. Edhe Rita Ora a erdhi me këndu. A kishte fëmijë, e luajti sho.ten. Ishte e veshur gjithë e ngjitur. Unë kam pas edhe geta, hallohopke.”, ka thënë Fjolla

Në mbrojtje të këngëtares ka dal së fundmi dhe moderatorja e emisionit “Thumb”, Fatma Haxhialiu e cila në një status ka thënë: “Mama te indinjuara për Fjollën qe këndoi e veshur me body në koncert, një pyetje kam për ju; Fjolla, kalamajtë e vet i kishte ne shtëpinë e saj, në gjumë. Kalamajtë tuaj, ca dreqin duan në 23.00 te natës, në mes të sheshit duke parë Fjollën? A mos vallë duhej të kishin ngrenë darkën dhe të ishin në gjumë kalameqerit tuaj gjithashtu???”









