Kiara Tito është një ndër moderatoret më të njohura shqiptare e cila që në daljen e saj të parë mori vëmendjen e publikut. Ajo është komentuar gjatë dhe sidomos lidhja e saj me këngëtarin Butrint Imeri ka qenë më e përfolura në mediat rozë.

Siç dihet Kiara është mjaft e ndjekur në Instagram ku publikon vazhdimisht foto nga pushimet e saj luksoze. Bukuroshja e ekranit, së fundmi ka publikuar një foto ku shihet teksa qëndron sipër një shezlongu plot me jastëkë të bardhë.

Poza e saj është pëlqyer shumë, por vëmendjen më të madhe e ka marr komenti epik i moderatorit Ermal Mamaqi.

"Ku shkon me ato këmbëëëëë. Sa lavaaaaa.”, ka shkruar Ermali në komentet e fotos duke shkaktuar të qeshura tek fansat.









