Një nga lajmet më të bujshme të muajve të fundit ishte tradhëtia që Tristan Thompson dhe Jordyn Woods i bënë yllit të reality showt të njohur "Keeping up with the Kardashians", Khloe Kardashian. Dyshja u kapën duke u puthur në një festë, dhe menjëherë pas kësaj familja e njohur shkëputi çdo kontakt me modelen 21 vjeçare e cila ishte mikesha e ngushtë e Kylie Jenner.

Ndonëse kanë kaluar muaj pas këtij skandali, në media vijon ende të komentohet. Siç duket, Jordyn nuk ka ndërmend të rri rehat pasi së fundmi ajo është kapur mat me ish të dashurin e Khloes, James Harden.

Sipas 'TMZ' dyshja kanë qenë bashkë në një lokal duke kërcyer ndërkohë që kërcimi i Jordyn ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ata kanë dal bashkë nga lokali dhe sipas TMZ mund ta kenë kaluar natën bashkë.






