Prej disa ditësh në media po bënë bujë lajmi se moderatorja e njohur Ilda Bejleri do të largohet nga Digitalb pas 11 vitesh karrierë. Siç treguan burime pran saj, Ilda pas një debati me Dritan Sakohoxhën po mendonte ta linte përfundimisht Digitalbin.

Lidhur me këto lajme, vetë Ilda ka zgjedhur mos të reagojë, mirëpo së fundmi ‘Revista Who’ ka siguruar një foto ku moderatorja bukuroshe shihet nën shoqërinë e Ed Manushit. Mësohet se takimi i tyre ka zgjatur disa orë dhe Ilda është shfaqur mjaft entuziaste duke lënë të kuptohet që mund të nënshkruaj një kontratë me Top Channel.

Duke qenë se moderatori Ed Manushi prezanton 'Procesin Sportiv', të gjithë kanë nisur aludimet se ndoshta sezonin e ardhshëm Ildën do e shohim pranë tij.






