Kryeministri Edi Rama ka treguar gjithmonë që ka një marrëdhënie shumë të veçantë me djalin e tij të vogël Zaho. Dita e djeshme ka qenë shumë e speciale për familjen e tij pasi vogëlushi ka festuar 5 vjetorin e lindjes.

Ka qenë vetë Rama ai që ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihen dy djemtë e tij që kanë një diferencë të madhe moshe. Zaho shihet se në fytyrën e tij ka pikturua maskën e Spider-Man, ndërkohë që Gregori e mban në prehër vëllain e tij të vogël.

“Vëllezër në momentin kur njëri sa është bërë 5 dhe tjetri përgatitet të bëhet 30.”, ka shkruar kryeministri pranë fotos së dy djemve.






