Vajza e këngëtarit shumë të dashur për publikun Sabianit, Keisi Medini tashmë është shumë e njohur për publikun pasi edhe ajo i përket botës së televizionit. Bukuroshja është këngëtare dhe modele që numëron mijëra fansa në Instagram.

Me fotot që Keisi poston ka tërhequr edhe vëmendjen e Dj me famë botërore që ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës, Dj Snake.

Dj Snake i ka dërguar Keisit fillimisht dy duar në shenjë falenderimi dhe më pas bukuroshja ka treguar për "Xing.al" edhe mesazhet e tjera nga Dj i njohur.

"Si po ja kalon dashuri?", i ka shkruar Dj Snake Keisit.

Duke qenë se Dj Snake e ka pëlqyer kaq shumë këngëtaren shqiptare, mos u habisni nëse në të ardhmen bashkëpunojnë për ndonjë projekt muzikor./Xing.al








