Nga Shqipëria / E Enjte 25 Korrik 2019, 16:04

Aktorja shumë e dashur për shqiptarët qenka shtatzënë dhe askush nuk e dinte

Aktorja shumë e njohur nga filmi "Ditari i princeshës" të cilin me siguri e keni parë të gjithë, Anne Hathaway është shtatzënë për herë të dytë. Lajmin e dha vetë aktorja me anë të një postimi në Instagram ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

“Nuk është për një film”, shkruan aktorja 36-vjeçare dhe tregon se ka pasur probleme me të dy shtatzënitë duke përkrahur gratë që kanë kaluar të njëjtën periudhë si ajo.

Hathaway është e martuar me aktorin Adam Shulman dhe kanë një djalë, Jonathan.