Nga Shqipëria / E Enjte 25 Korrik 2019, 11:11

Dalin pamjet: Jennifer Lopez bën festën e çmendur për 50 vjetorin e lindjes

Këngëtarja  e famshme në  të gjithë botën Jennifer Lopez ka festuar së fundmi 50 vjetorin e lindjes. Ajo ka marrë nja sërë dhuratash luksoze nga partneri i saj dhe miqtë, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme ka bërë një festë madhështore ku të pranishëm ishin shumë VIP-a të njohur.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se Jlo ka festuar duke kërcyer dhe u argëtuar pa masë me të pranishmit. Nuk ka munguar muzika dhe gjithashtu një tortë gjigande me disa kate. Pranë saj ka qenë i fejuari Arod i cili shihet duke kërcyer me këngëtaren e njohur.

Duket se për Jlo nuk kanë rëndësi vitet pasi ajo është në super formë fizike dhe plot energji dhe ka shijuar në maksimum çdo moment të ditëlindjes së saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on