Nga Shqipëria / E Enjte 25 Korrik 2019, 09:09

Luana çmend mediat e huaja, e krahasojnë me këngëtaren e njohur serbe

Moderatorja e njohur Luana Vjollca po shijon momentalisht suksesin e këngës së saj të fundit "Yalla Habibi", një bashkëpunim me këngëtarin me famë botërore Faydee që rezultoi mjaft i suksesshëm.

Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka marr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Media boshnjake "Express" i ka dedikuar një artikull Luanës dhe e ka krahasuar atë me këngëtaren e njohur serbe Jelena Karleusa. Sipas tyre Luana Vjollca është Jelena Karleusa shqiptare dhe në artikull kanë bërë një krahasim mes dy personazheve.

Jelena Karleusa

Ndër të tjera kanë shkruar dhe për look-un e kuruar të moderatores duke thënë se ajo është e fiksuar pas grimit dhe fotove njësojë si Kim Kardashian dhe pamja e saj duket si e Pamela Anderson.