Moderatorja e njohur e "Digitalb" Ilda Bejleri ka qenë ditët e fundit në vëmendje të mediave për shakë të aludimeve që thuhet se ajo do të largohet nga Digitalb pas kaq vitesh. Ndër të tjera, Ilda është komentuar shumë dhe për jetën e saj private dhe udhëtimet luksoze që bën.

Disa ditë më parë, njëri nga fansat e pyeti se si e përballonte të blinte orë Rolex me rrogën e gazetares dhe përgjigja e saj ishte: “Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër “tironce” shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë”

Siç dihet ajo prej disa ditësh është nisur për disa pushime luksoze në Mykonos ku dhe fansat nuk kanë ngurruar ta pyesin se nëse pushimet ja paguan gjyshja.

"Ti paguan gjyshja pushimet bravoo! E paç me jetë tu beftë 100 vjeçe", i shkruante fansi, por që Ilda nuk ka toleruar më dhe i është kthyer keq.

"Nuk j.et.o.n me, kështu qe mjaft folët për njerëzit. Njerëz të vegjël!", ka shkruar e revoltuar Ilda duke e bërë fansin t’i kërkojë falje menjëherë. "Të më falësh të jetë në jetë të vërtet, po kështu lexova", i përgjigjet ndjekësi.








