Në muajin gusht në Kosovë do të mbahet festivali që do mbledhë këngëtarë me famë botërore e që organizohet nga babai i Dua Lipës, Dukagjini.

Ky i fundit në një intervistë për “RTK” ka treguar se Bebe dhe Rita i kanë marrë ftesat, por asnjëra prej tyre nuk i ka pranuar.

Thuhet se ky refuzim nga ana e Ritës ka ardhur pasi siç dihet ajo dhe Dua nuk i kanë marrëdhëniet mirë me njëra-tjetrën. Ndërsa për Beben nuk dihet ende arsyeja pse nuk ka pranuar të këndojë në këtë festival.

Sunny Hill Festival do këndojnë Miley Cyrus, Gashi, Elvana Gjata, Ava Max, Kida, Ledi, Ylli Limani etj.






