Stine ka publikuar sot këngën e tij më të re në bashkëpunim me GBMC. Kënga mban titullin "Për inati" dhe është shumë ritmike sa do t'ju bëjë të kërceni.

Tekstin e kanë shkruar vetë Stine dhe GBMC dhe videoklipi është shumë interesant dhe i veçantë.

Dy këngëtarët shfaqen të veshur si punëtorë dhe xhirimet e videoklipit janë bërë në një shtëpi.

Kënga është pëlqyer shumë dhe ka marrë vetëm komente pozitive në Youtube.




