Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Korrik 2019, 21:09

Baton Haxhiu: Kur kam ardhur për herë të parë në Shqipëri kam qarë

Analisti i njohur, Baton Haxhiu në një intervistë për "Pushime on Top", ka treguar se kur ka ardhur për herë të parë në Shqipëri ka qarë pasi e ka gjetur ndryshe nga sa ia kishte përshkruar i ati.

"Jugun e kam vizituar që në vitin ’93 në javën e kulturës së Kosovës në Shqipëri. Kam një lidhje të fortë me Shqipërinë, më të fortë se unë sepse ka të bëjë me bisedat në familje, rrëfimin e babait tim. Babai im ka qenë në Shqipëri në vitet '79-'80 dhe rrëfimi për Shqipërinë ka qenë shumë i bukur.

Kur kam ardhur për herë të parë në Shqipëri më kanë dal lot, nuk mund të besoja që njerëzit ishin në atë gjendje. Kur e kam pyetur babain pse më ke gënjyer për Shqipërinë ai më ka thënë, midis Beogradit dhe Tiranës, të kam përcaktuar Tiranën dhe gënjeshtra ishte e vetmja arsye për të bindur se kjo Shqipëri do bëhet", rrëfeu Haxhiu.