Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Korrik 2019, 21:09

Elvana shfaqet pa pikë grimi, Ermali i bën komentin epik

Elvana ka ndarë sot me fansat në Instagram dy foto ku shfaqet pa grim në fytyrë, por me lëkurë të freskët e që shkëlqen. Këngëtarja shkruan se kjo është periudha e preferuar për të pasi po merret me turin dhe provat.

"Duke u marrë me turin, provat, periudha ime e preferuar. Jam shumë mirënjohëse", shkruan Elvana në fotot ku ka marrë komplimenta të shumta, por në sy bie komenti i Ermalit.

"Zemra mamit. Vde.ktë mami për ty... shume bukur ke dal mam. Bravo", i komenton Ermali duke shkaktuar të qeshura tek ndjekësit e Elvanës.

Kujtojmë që Elvana po shijon edhe suksesin e këngës "Fustani" që erdhi në bashkëpunim me Capital T dhe brenda ditës u kthye në hit.