Ditën e djeshme bukuroshja e medias sportive dhe me eksperiencë prej 11 vitesh, Ilda Bejleri ishte në vëmendje të mediave pas lajmeve se po largohet nga Supersport.

"Newsport" bëri të ditur se Ilda pas përplasjeve me Dritan Shakohoxhën po mendon seriozisht te largohet dhe se situata në zyrat e Supersport vlon nga debatet.

Pas këtyre lajmeve, Ilda ka zgjedhur të reagojë me një video nga pushimet në Mykonos ku shfaqet me një fustan të bardhë teksa futet në pishinë.
View this post on Instagram
"Kam nevojë për njerëz të rinj që më urrejnë, të vjetrit më janë kthyer në fansa", shkruan Ilda.







