Vajza e ish-deputetes Majlinda Bregut, Kejda dhe djali i ish-guvernatorit Ardian Fullani, Eriku prej disa muajsh përfliteshin për një lidhje e cila u zbulua nga mediat për shkak të fotove në të njëjtat vende që dyshja postonin në rrjete sociale.

Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se Kejda dhe Erik i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe shkak u bë fakti që ata e kishin hequr njëri-tjetrin nga Instagrami.

Pas këtyre lajmeve, Kejda ka reaguar duke postuar një foto e përqafuar me Erikun dhe shkruan se po lexon lajmet e fundit duke qeshur.

"P.s:Hera e fundit që adresoj diçka që kam zgjedhur të mbaj private. Para se të postoni lajme çfarëdo qofshin, sigurohuni që të jenë të vërteta", shkruan Kejda.






