Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita ka shkuar në Hagë për t’i qëndruar pranë ish-kryeministrit të Kosovës i cili pak ditë më parë dha dorëheqjen nga ky post.

Anita dhe Ramush janë fotografuar bashkë teksa po hynin krah njëri-tjetrin në gjykatë.

Haradinaj deklaroi se nuk ia lejon këshilla ligjore që të japë detaje se për çfarë konkretisht është pyetur në gjykatë.

Kujtojmë që Haradinaj mëngjesin e sotëm pati një vonesë dhe u detyrua të niset menjëherë për në Hagë me një aeroplan privat të zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli.






