Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Korrik 2019, 16:04

Almeda fotografon Tolgën dhe Efehanin pas dushit, imazhi më i bukur që do shihni sot

Çifti shumë i dashur për publikun, Almeda dhe Tolgahan pas ardhjes në jetë të Efehanit të gjithë kohën ia kanë kushtuar atij. Gjatë kësaj kohe çifti nuk i ka kursyer fotot me Efehanin duke ia ëmbëlsuar ditën ndjekësve.

Kështu ka ndodhur edhe sot me një foto të postuar në Instagram nga Tolgahan i cili shfaqet me Efehanin pas dushit.

"Dushi më i mirë në botë", shkruan aktori turk ndërsa fansat i kanë vënë në dukje faktin që Efehan i ngjan shumë.