Ditën e sotme, ka nisur boshatisja e Teatrit Kombëtar, një nismë kjo që është kundërshtuar nga aktorët dhe qytetarët të cilët kanë rrethuar mëngjesin e sotme Teatrin.

Ata janë përballur me p.o.li.c.i.në dhe kanë mundur që të futen në ambientet e brendshme të Teatrit nga dritarja duke qenë se derën e kishin të bllokuar. Shumë aktorë kanë publikuar foto nga ambientet e brendshme ku dhe kanë treguar që në momentin që u futën energjia elektrike është shkëputur.

Siç shihet edhe nga fotot, ata pavarësisht se janë në errësirë kanë vendosur të qëndrojnë brenda dhe kanë ndriçuar ambientin me elektrik dore dhe dritën e celularit.
Burimi:Top Channel.







