Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Korrik 2019, 09:09

Do të nisej për në Hagë, Ramush Haradinajt i ndodh e papritura në aeroport

Ditën e djeshme ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i cili ditë më parë dha publikisht dorëheqjen do të nisej për në Hagë për tu paraqitur në Gjykatën Speciale. Bashkëshortja e tij Anita Haradinaj i preku të gjithë teksa  me anë të një statusi shprehu mbështetjen për burrin e saj.

“Ti gjithmonë e ke dhe e kishe një popull mbrapa, të mbështetën dje dhe sot, kjo është fuqia më e madhe që një lider mund ta ketë! Edhe sot edhe gjithmonë ti do jesh fitimtar sepse besove dhe beson në diçka më madhore, ti beson në nder e dinjitet. Të tjerët le të besojnë në pushtet! Të presim me Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me t’gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior!!!”, shkruante Anita ndër të tjera në postim.

Siç u raportua ai kishte zgjedhur që të nisej me një fluturim të një linje ajrore, por zëdhënësi i tij ka lajmëruar se fluturimi i Haradinaj është shtyrë me disa orë.

Për shkak të vonesës, Haradinaj është detyruar që të niset menjëherë  për në Hagë me një aeroplan privat të zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli.

Burimi:Gazeta Express.