Nga Shqipëria / E Martë 23 Korrik 2019, 23:11

Hera e parë që ndodh: 'Zemër' e Dhurata Dorës dhe Soolking thyen prapë rekord

Bashkëpunimi i Dhurata Dorës dhe reperit algjerian Soolking u publikua në prill, por vazhdon të jetë hit dhe kënga më e dëgjuar në shumë vende të Europës. Vetëm 1 muaj pas publikimit, "Zemër" theu rekord duke arritur plot 100 milionë shikime në Youtube

Sot Dhurata ka ndarë një lajm të mirë me fansat e saj duke treguar se "Zemër" u certifikua gold international si kënga më e dëgjuar, pas klikimeve që ka marrë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on

Kjo është hera e parë që një këngë shqip thyen këto rekorde. "Zemër" vazhdon të jetë e  para në trojet shqipfolëse, ato frankofone e arabe dhe në listë është goxha lart në pothuajse secilin shtet europian.