Nga Shqipëria / E Martë 23 Korrik 2019, 16:04

I kishte të gjata deri tek beli, Eleni Foureria pret flokët dhe na shokoi

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira përpos fizikut të saj të përsosur, në pamjen e saj është shquar edhe për flokët e gjata që i arrinin deri tek beli. Mirëpo Eleni duket se është lodhur nga flokët e gjata dhe së fundmi ka vendosur të bëjë një ndryshim të papritur.

Në fotot e reja të postuara në Instagram, Eleni është shfaqur me flokë të shkurtra deri tek supet.

Këngëtarja duket në super formë dhe modeli i ri i flokëve i shkon shumë.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Eleni është "Loquita" në bashkëpunim me Claydee.