Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka sjell ndër vitesh një sërë këngësh që janë kthyer në hite dhe që kanë shumë klikime në Youtube. Kënga e saj e fundit ishte një bashkëpunim me motrën Era, këngë e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Siç duket, këngëtarja e njohur nuk ka ndërmend që të ndalet me bashkëpunimet dhe së fundmi është mësuar se do të sjell një këngë me këngëtarin e njohur Irkenc Hyka. Sipas ‘Prive.al’ dyshja e famshëm kanë përfunduar xhirimet e klipit dhe thuhet se muzika do të jetë shumë ritmike.

Nuk është hera e parë që Irkenci dhe Nora do të bashkëpunojnë bashkë, pasi një vit më parë ata sollën këngën e njohur “Tymi Dashnis 2”.








