Nga Shqipëria / E Martë 23 Korrik 2019, 13:01

Në ditën e tij të lindjes, Agon Amiga zbulon për herë të parë fytyrën e djalit

Reperi i njohur Agon Amiga gjithmonë është komentuar për jetën e tij private. Disa vite më parë ai dhe bashkëshortja i dhanë fund martesës, mirëpo një vit më parë të gjithë u habitën teksa ata u shfaqën sërish bashkë dhe madje bashkëshortja e tij ishte në pritje të ëmbël.

Si sot një vit më parë, Agon Amiga u bë për herë të parë baba i një djali që e pagëzoi me emrin e veçantë Noel. Reperi është treguar mjaft diskret dhe nuk ka publikuar shumë foto e djalin e tij, mirëpo ditën e sotme ai ka postuar një foto mjaft të ëmbël ku zbulon portretin e tij.

“Bir është ditëlindja jote e 1-rë kur ti erdhe në këtë botë, dhe tokës ju shtua edhe një engjull. Derisa ti sot feston, ne falenderojmë Zotin për dhuratën më të çmuar që na ka dhuru. Urime ditëlindja djali ynë. Shëndeti, fati dhe lumturia të përcjellshin gjatë tërë jetës së bashku me fëmijët tjerë të botës. Të duam shumë Noel”, ka shkruar Agoni pranë fotos.