Nga Shqipëria / E Martë 23 Korrik 2019, 12:12

Fansja e quajti hipokrite, Alketa Vejsiu ja mbyll gojën me përgjigjen

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është mjaft e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale ku publikon vazhdimisht foto dhe video  të ndryshme nga pushimet e saj jashtë dhe brenda vendit. Së fundmi, Alketa ka publikuar një video ku shihet bregdeti shqiptar.

“Shqipëria, bukuroshja e Mesdheut, toka që aq shumë dua”,shkruante pranë videos moderatorja, mirëpo të shumtë kanë qenë komentuesit që i janë kthyer kundra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

“Ta doje aq shumë ti nuk jetoje për aq vite jashtë. Apo të lindje fëmijët jashtë, apo të bëje pushimet jashtë. Mjaft me këto skena se bëheni pak si shume hipokrite,”, i shkruan fansja, ndërkohë që Alketa i kthen përgjigje menjëherë.

“Unë jetoj në Shqipëri Albaaaaaaaaa! S’kam jetuar kurrë jashtë”, ja kthen Alketa duke i mbyllur gojën një herë e mirë.