Nga Shqipëria / E Martë 23 Korrik 2019, 10:10

‘Më vjen të qaj’, Luana Vjollca merr surprizën e madhe pas koncertit

Luana Vjollca po shijon momentalisht suksesin e këngës super të pëlqyer "Yalla Habibi", që ishte një bashkëpunim me këngëtarin me famë botërore Faydee. Prej kohësh moderatorja ka qenë e zënë me koncerte ku dhe ka pasur mundësinë të takojë fansat e saj.

Këta të fundit e kanë surprizuar Luanën në një nga daljet e saj. Në një video të publikuar në Instagram, Luana shihet se është surprizuar nga fansat të cilët i kanë dhënë një sërë dhuratash dhe posterash që mbajnë fotot dhe dedikime për të.

"Pas koncertit, ndjenja më e bukur në botë. Luanator ju dua, fansat e mi janë më të mirët”, ka shkruar e lumtur Luana teksa në video dëgjohet të thotë se i vjen të qajë nga gjithë dashuria që po merr nga fansat. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on