Nga Shqipëria / E Martë 23 Korrik 2019, 10:10

Harry dhe Meghan urojnë princ George për ditëlindjen, por ky detaj nxehu keq rrjetin

Ditën e djeshme vogëlushi i familjes mbretërore Princ George ka festuar ditëlindjen dhe në rrjetet sociale të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar nëpërmjet fotove të ndryshme. Ashtu si dhe pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore edhe Princ Harry dhe Meghan zgjodhën ta uronin në Instagram, megjithatë urimi i tyre ka nxehur gjithë fansat.

“Gëzuar ditëlindjen. Të urojmë një ditë speciale të mbushur me dashuri”, shkruante çifti i njohur në Instagram, një urim ky që u pasua me një sërë komentesh negative. Të shumtë ishin ata që e pyetën Harryn dhe Meghan se kujt po i drejtoheshin me këtë urim dhe se përse nuk e kanë shkruar siç duhet emrin dhe titullin e vogëlushit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kensington Palace (@kensingtonroyal) on

Shumë fansa kanë rënë dakord që pavarësisht se Harry është xhaxhai i tij duhet që ai dhe Meghan t’i drejtohen George me titulli Princ pasi kështu janë rregullat.